Veliu: S’i prishim raportet me ShBA-në për Kurtin që është frikacak

19 mars 2020 | 11:31

Ish-ministri Agim Veliu, i cili u shkarkua dje nga kryeministri Albin Kurti, ka thënë se LDK-ja nuk lejon prishjen e partneritetit me ShBA-në. “Ai nuk është marrë me problemet e Kosovës, por me tema periferike. Ai këto ditë as që është marrë me luftën ndaj virusit, me përjashtim që është marrë mi ba analizat për virus për vete dhe disa anëtarë të qeverisë”, tha sot në RTK.

Sipas tij, në kryesi të LDK-së ka pas unitet për mocion ndaj qeverisë.

Ai ka folur edhe për votën e Vjosa Osmanit kundër mocionit të qeverisë.

“Në kryesi ka pasur unitet, por nëse vazhdohet të jetë kundër vendimeve të kryesisë, nuk është në rregull”, tha ai. Sipas tij, Kurti është frikacak e tinëzar.

Ish-ministri Agim Veliu tha se Kurti merret më shumë me teori konspirative. Ai bëri me dije se sot gjatë ditës do të mblidhen nënshkrimet për mocion ndaj qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot lidhur me…