Geci: Marigona Geci nuk e voton asnjë koalicion me PDK-në

19 mars 2020 | 15:52

Gani Geci, babai i deputetes së LDK-së, Marigona Geci, ka thënë se ky subjekt nuk mund të ta përdorë nënshkrimin e së bijës së tij për një koalicion të mundshëm me PDK-në.

“Marigona Geci dhe familja jonë ka thënë që kurrë nuk votojmë koalicion me PDK-në dhe qëndrojmë prapa kësaj. Mocioni i hapë rrugë secilit koalicion, mund t’i hapë rrugë koalicionit me AAK-në dhe Nismën”.

“Marigona Geci nuk e voton asnjë koalicion me PDK-në. Ka thënë para zgjedhjeve, kurrë asnjëherë në asnjë formë, qoftë gjithëpërfshirës, vajza jonë nuk e voton. Nuk jemi laramanë që ndërrojmë qëndrimet nga java në javë”, ka thënë Geci ka thënë Geci, njofton “Klan Kosova”.

Deputetja Marigona Geci nuk ka mundur të lëvizë jashtë Vitisë për shkak se kjo qytezë është karantinuar pas rasteve të paraqitura atje me Koronavirus.

I ati i saj ka thënë se ata që i dalin kundër SHBA-së s’janë largpamës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli anglez do të ndalet të paktën deri më 30…