Ambasada britanike reagon për zhvillimet e fundit në Kosovë

19 mars 2020 | 15:57

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Kjo ambasadë ka theksuar se këto momente të emergjencës shëndetësore kombëtare, është edhe më e rëndësishme që manovrimet politike të institucioneve shtetërore, koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, të zhvillohen sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Të gjitha palët duhet të sigurojnë që diskutimet dhe negociatat e tyre të kryhen në një mënyrë që shërben për t’i siguruar komunitetet e Kosovës, në mënyrë që të mos shtohen shqetësimet dhe brengat e ndjera nga të gjithë në këto momente të vështira”.

“Në takimin e tij të sotshëm me Kryeministrin, Ambasadori Britanik Nicholas Abbott e siguroi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Britanisë dhe Madhe, e cila është postuar në faqen zyrtare të kësaj ambasade në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Geci, babai i deputetes së LDK-së, Marigona Geci, ka…