AKR-ja do ta votojë mocionin e ngritur nga LDK-ja për rrëzimin e qeverisë

19 mars 2020 | 16:56

Aleanca Kosova e Re (AKR) do ta votojë mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Kështu është bërë me dije  nga zyra për informim e kësaj partie, të cilët me anë të një komunikatë për media njoftuan se nuk do të qëndrojnë të vetmuar dhe se do ta përkrahin mocionin.

“Kjo qeveri po e rrëzon veten në kohën më të keqe të mundshme. Vendi ka nevojë për qeveri që iu shërben qytetarëve në këtë kohë krize ku po përballemi me pandemi botërore, e jo për qeveri që merren me kriza artificiale, me njëri- tjetrin. Eksperienca jonë gjatë muajve të fundit në Parlamentin e Kosovës nuk ka qenë fare e mirë. Ka munguar çdo kontakt (edhe human) me partitë qeveritare, (pos disa deputetëve të LDK-së). Behgjet Pacolli ka pranuar një telefonatë nga Isa Mustafa dhe ia ka prezantuar qëndrimin e AKR-së”, thuhet në komunikatën e AKR-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit në Kosovë, deri…