![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/auto_auto_Qeveria-kurti15810620011582123266-730x440.jpg)
Ky është teksti i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti i përgatitur nga LDK-ja (Dokument)
19 mars 2020
| 18:28
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.
LDK-ja sot ka filluar konsultimin edhe me partitë e tjera për mbështetjen këtij mocioni për rrëzimin e qeverisë.
Lidhjes Demokratike i ka dhënë mbështetje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma për Kosovën.
Aktualisht nuk dihet nëse do t’i jep mbështetje edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Më poshtë mund të lexoni tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti i përgatitur nga LDK-ja.