Do të kërkojmë nga Prishtina ta furnizojmë veriun me miell

20 mars 2020 | 11:33

Të gjitha vendkalimet kufitare për hyrjen e pasagjerëve në Serbi, përmes transportit rrugor dhe hekurudhor, prej ditës së sotme do të mbyllen. Përjashtim bëjnë kamionët e transportit, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. E sipas mediumit lokal serb në veri të Mitrovicës, kossev.info, Vuçiqi ka thënë se ka pasur raste të dyshuara të koronavirusit nga veriu i Mitrovicës që po testohen në Institutin Torlak në Serbi. “Nga atje ne morëm virusin e parë të dyshuar nga veriu i Mitrovicës, kështu që do t’i trajtojmë këta njerëz në Serbinë Qendrore”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se do të kërkojnë nga Prishtina “që të na lejojnë të furnizojmë Veriun e Kosovës me miell sepse njerëzit tanë kanë problem me miell”.

Në një konferencë shtypi në Beograd, Vuçiq tha se 71 180 shtetas serbë kanë hyrë në territorin e Serbisë që nga gjendja e jashtëzakonshme. Shumë prej tyre, vuri në pah ai, sillen në mënyrë të disiplinuar dhe të përgjegjshme, por ka edhe “përjashtime katastrofike”. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për një javë në Itali janë regjistruar 257 fëmijë të…