KRU ‘Prishtina’, thirrje: Ruajeni ujin!

20 mars 2020 | 11:51

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë shpenzim racional të ujit të pijshëm. Në njoftimin e kompanisë thuhet se furnizimi me ujë është stabil dhe do të vazhdojë të jetë kështu.

“Jini të vëmendshëm se pa shëndet ne nuk jemi askund. Pastro duart vazhdimisht, por jo vetëm sot, nesër, pasnesër dhe çdo çast të nevojshëm të jetës tënde. Investoni në shëndetin tuaj duke mbajtur higjienën personale. Por, duke e mbajtur higjienën tuaj personale, ju jeni duke investuar direkt në shëndetin tuaj dhe rrethit e familjes tënde. KRU ‘Prishtina’ sh.a. iu bën thirrje që në këtë kohë, derisa po qëndroni në shtëpitë tuaja, të shpenzoni racionalisht ujin duke e shpenzuar për nevoja higjienike dhe shtëpiake, por asnjë litër ujë të mos ju shkojë kot, duke e lënë të rrjedhë nga rubineti juaj! Furnizimi është stabil dhe bashkërisht të kontribuojmë në ruajtjen e ujit të pijshëm ngaqë kemi rritje të konsumit. Pastro duart me ujë, por ujin përdoreni në mënyrë të drejtë”, thuhet në këtë njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, u…