Shkon në 70 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

20 mars 2020 | 12:49

Ka shkuar në 70 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një konferencë për medie ka bërë me dije se në total janë testuar 732 raste të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja, 5 nga Tirana dhe  një 82-vjeçare nga Fieri. Ndërsa numri i viktimave deri tani është 2.

Ky është numri i të prekurve në qytetet e atjeshme:

Tiranë   50 qytetarë
Durrës     5 qytetarë
Lushnje   2 qytetarë
Elbasan   2 qytetarë
Fier         7 qytetarë
Rrogozhinë   2 qytetarë
Kavajë   2 qytetarë/Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E gjithë bota po izolohet. Vende që dikur gëlonin nga…