Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon përkrahjen e qeverisë

20 mars 2020 | 13:00

Klubi i Prodhuesve të Kosovës është  takuar me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, me të cilin kanë biseduar rreth gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19.

Sipas njoftimi të tyre, gjatë këtij takimi është diskutuar për efektet dhe pasojat që kjo situatë mund të shkaktojë në ekonominë e vendit tonë, por edhe për gjetjen e zgjidhjes dhe tejkalimit të kësaj krize.

“Klubi i Prodhuesve u zotua që sektori i prodhimit do të vazhdoj punën duke respektuar vendimet dhe rregullat nga situata e krijuar, por kërkoi më shumë mbështetje për prodhimin si dhe sigurimin dhe mbrojtjen e së ardhmes së këtij sektorit në Kosovë edhe ashtu shumë të brishtë edhe para kësaj krize. Ata treguan që e kuptojnë që një prej sfidave më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht Qeveria e Kosovës është mbajtja nën kontroll e gjendjes pa panik dhe izolimi sa më i shpejtë i virusit COVID-19”.

“Por, gjithashtu treguan që kjo gjendje është duke shkaktuar shqetësime serioze për prodhuesit vendas dhe efektet që do të ketë kjo krizë në ekonominë e vendit tonë, prandaj është mese e domosdoshme mbështetja e Qeverisë për prodhuesit në këto momente”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 70 numri i personave të infektuar me…