Lala: Rashica vlen 38 milionë euro

20 mars 2020 | 13:09

Milota Rashica është një nga lojtarët më të mirë te Werder Bremeni, teksa në shumë ndeshje ka rezultuar vendimtar për ekipin e tij.

Pikërisht paraqitjet e lojtarit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ekipet e mëdha, teksa Liverpooli dhe Borussia Dortmundi e ndjekin prek kohësh yllin e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë së fundit, menaxheri i lojtarit, Altin Lala, i cili e thekson nëse sulmuesi kalon në një kampionat tjetër përveç atij gjerman shuma e tij është 38 milionë euro dhe ekipet që e duan duhet të paguajnë këtë çmim për ta marrë.

“Askush nuk e di të ardhmen e Rashicës në këtë moment. Si fillim do të shikojmë si do përfundojë kampionati. Klubet kanë humbje të mëdha financiare. Nëse Rashica transferohet në ndonjë klub italian, anglez, spanjoll apo francez, atëherë kushton 38 milionë euro”, ka thënë Lala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se…