Ndalohet hyrja e qytetarëve në hapësirat e liqenit akumulues në Mitrovicë

20 mars 2020 | 13:36

 

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur mbledhjen e radhës me shtabin emergjent të kësaj komune, i cili është duke vazhduar me monitorimin e gjendjes aktuale dhe zbatimin e masave parandaluese në mbrojtje të virusit COVID-19.

Në këtë mbledhje është potencuar se deri më tani në Mitrovicë nuk ka të verifikuar asnjë rast me virusin COVID-19, dhe stafi mjekësor në QKMF “Dr. Nexhat Çuni” dhe spitali rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” vazhdojnë me ofrimin e shërbimeve 24 orë për qytetarët e Mitrovicës.

Po ashtu, shtabi emergjent ka njoftuar lidhur me zbatimin e disa nga masave shtesë të cilat janë ndërmarrë në mbledhjen e kaluar, duke evidentuar personat e ardhur së fundi nga vendet e perëndimit, aktivizimi i linjës telefonike falas 194 të Qendrës Operative Emergjente Lokale, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që kanë shenja gripoze, ku do të kenë mundësi të udhëzohen nga ekipi mjekësor pa pasur nevojë të paraqiten në QKMF.

Gjithashtu, shtabi emergjent është dakorduar të merret edhe një masë shtesë preventive ndaj këtij virusi, duke ndaluar hyrjen e të gjithë qytetarëve në hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues, përveç punëtorëve të kompanisë kontraktuese të cilët janë duke i kryer punimet në ato pjesë. Ky vendim është marrë me qëllim që të mbrohet shëndeti i gjithë qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çfarë do që të prekni me duart tuaja, ushqimi, bakteret,…