Selmani: Në Kosovë ka miell të mjaftueshëm

20 mars 2020 | 17:00

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Muhamet Selmani, ka folur rreth gjendjes me furnizim të miellit dhe për radhët e gjata të krijuara afër fabrikave të miellit.

Ai ka thënë se ka miell të mjaftueshëm nëpër mullinjtë e Kosovës dhe së është rritur importi i miellit.

Selmani ka apeluar që mos të bëhet panik për këtë çështje. “Prej datës 13 mars në Kosovë janë importuar 6 80o tonë grurë dhe janë të mjaftueshme për popullatën e Kosovës. Plus shto rezervat”, ka thënë Selmani për gazetën “Epoka e re”.

Ai ka thënë se si rezultat i gjendjes që ka krijuar qeveria me shpalljen e gjendjes emergjente, qytetarët ka filluar t’i kap paniku. “Në asnjë moment fabrikat se kanë ndalë prodhimin, përkundër është punuar me kapacitete të dyfishuara vetëm që mos të presin njerëzit në radhë. Ju them me përgjegjësi të plotë se ka rezerva të mjaftueshme dhe askush s’do të mbetët pa miell. Po ashtu, apeloj te qytetarët e Kosovës që mos të blejnë miell që më vonë do t’u mbetët nëpër depo dhe bodrume, por ta lejojnë atë miell të shkojë nëpër furra, ku edhe mund të blejnë bukë”, ka thënë Selmani.

Ai ka theksuar se importi i miellit është rritur pas deklaratave të kryeministrit i cili ka premtuar se pas datës 15 mars do ta heq tarifën për lëndën e parë. “Më vonë nuk doli ashtu dhe kjo është një ndër faktorët e tollovisë. Kjo ka bërë që prodhuesit e miellit të furnizohen nga vendet e tjera si Bullgaria e Kroacia. Sipas informatave që kemi nëpër mullinjtë e Kosovës ka rezerva të mjaftueshme, po s’mund të themi saktësisht sa, pasi janë konfidenciale për shkak të biznesit”, ka thënë Selmani.

/Epoka e re/A.MAVRAJ

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Kosovë…