LDK: Kurti nuk reflektoi, e dorëzuam mocionin e mosbesimit

20 mars 2020 | 18:03

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, paraditen e së premtes i kishte vendosur tre kushte Albin Kurtit për të evtiuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Mustafa kishte kërkuar heqje të menjëhershme të taksës, kthimin në punë të Agim Veliut dhe kërkimfalje për LDK’në.

E meqenëse Kurti nuk e ka bërë asnjërën, partia që drejton Isa Mustafa ka vendosur që ta dorëzojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se në mungesë të reflektimit të Kurtit, kanë vendosur të ecin përpara për rrëzimin e qeverisë.

Kërkesa për mocionin e rëzimit të qeverisë e kanë nënshkruar gjithsejtë 46 deputetë.

“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes llogarisë së…