MPB: Shoferët mund të vozisin vetëm me sigurim

20 mars 2020 | 18:40

Drejtor i Agjencisë për Regjistimin Civil, Bekim Hoxha, në një intervistë të drejtpërdrejt për “RTV21”, ka bërë të ditur sot se të gjithë shoferët që vozisin vetura të paregjistruara, mund të bëjnë vetëm sigurimin e automjetit.

Hoxha ka thënë se kanë bërë marrëveshje me Policinë e Kosovës që gjatë kësaj periudhe emergjente të mos i dënojnë shoferët që nuk kanë regjistrim të automjetit, por vetëm sigurim.

Kujtojm se më 17 mars është marrë vendim që “Polica e Sigurimit” do të vlejë pa afat, deri sa të përfundojë gjendja emergjente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin e ministrit…