Kujt i kërcet, kryeministër?

20 mars 2020 | 19:19

Shkruan: Bekim Kabashi

Askujt si kërcet KM për deklarimet e Agimit e as për frikën që e ke ti për dështim, sepse këtë të fundit është dashur ta parashikosh. Nuk je ti i pari e as i fundit.

E para

Frika nga negociatat që priteshin, dhe ajo që ti do të detyroheshe të nënshkruaje! (Për këtë nuk hoqe taksën).

E dyta

Kjo pandemi, frika se gjithçka do të rrëshqiste nga duart dhe nga kontrolli! Gjendja e jashtëzakonshme, që nga momenti që e propozoi Presidenti, ti nuk vure gjumë në sy!

(Ky i fundit më mirë të rrinte në Burojë dhe të krasiste).

E treta

… dhe e vërteta, ti nuk mbijeton, por jeton. Këtë po e kërkojnë edhe 1.8 milion qytetarë të Kosovës në këtë kohë pandemie, e që shpresat i kishin në ty dhe në këtë koalicion… e vërtetë ti jeton, por sa nga këta qytetarë (larg qoftë) nuk do të jetojnë. Kush do të marrë përgjegjësi? Sigurisht përgjegjës do të jenë ata që jetojnë!

E katërta dhe e fundit

Nëse, larg qoftë, kjo pandemi nuk kalon dhe merr jetëra njerëzish në këtë vend, nga koalicioni i shpresës do të mbaheni mend për jetë të jetëve si koalicioni i vdekjes! Kot jetoni pastaj!

Më duhet edhe e pesta

Ikni krejt dhe këtë vend le ta udhëheqin Arben Vitia dhe Lumir Abdixhiku!

Shumë i shqetësuar, i mërzitur, i mllefosur dhe brengosur!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke filluar nga dita e nesërme orari i lëvizjes për…