Haradinaj: Qeveria në ikje po largohet me turp

20 mars 2020 | 21:36

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të liruar nga tarifa 100 për qind importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me këtë Kurti e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, për RTV Dukagjinin…