![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/rama-1.jpg)
Kryeministri Rama jep një lajm pozitiv
20 mars 2020
| 21:55
Në Shqipëri, përkundër që është duke rritur numri i të prekurve nga Covid-19, kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm pozitiv.
Ai, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka njoftuar se dy persona janë kuruar nga coronavirusi.
“Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përulësinë mjekëve të spitalit infektiv”, shkruan Rama në “Facebook”.
Deri me tani ka shkuar në 70 numri i të prekurve nga covid 19 në Shqipëri. Ndërkaq janë shënuar dy raste humbje jete.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157548072791523