BE-ja i dha Serbisë 7.5 milionë euro, Kosovës lëvdata

21 mars 2020 | 11:19

Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kritikuar Bashkim Evropian për diskriminim të Kosovës. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur që të ndajë 7.5 milionë euro për Serbinë, për ta përballuar më lehtë luftën kundër virusit COVID 19, ndërsa Kosovës i ofroi vetëm disa lëvdata.

“Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, krejt çfarë i ofron Kosovës janë disa lëvdata për Ministrinë e Shëndetësisë. Arben Vitia padyshim se është ministri më i mirë në kabinetin e Kurtit. Por, ambasadore, edhe ne kemi nevojë për mbështetje me pajisje mjekësore. Edhe personelit shëndetësor, edhe ekipeve që po ballafaqohen nga afër me këtë pandemi, u nevojiten pajisje mbrojtëse, prandaj përkraheni edhe Kosovën njëjtë si Serbinë. Me vepra, jo me fjalë. Serbia ju shantazhon gjithmonë përmes kartës ruse, prandaj edhe po e mbështetni”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ky është postimi i plotë i Behramit:

Në javën e ardhshme, aeroplanë plot me pajisje medicionale do të arrijnë në Beograd. “BE-ja gjithmonë me Serbinë në kohën e nevojshme. Vepra, jo fjalë”. Këto ishin fjalët e ambasadorit të BE-së në Beograd, Sem Fabrizi. Derisa BE-ja fjalët i shndërron në vepra në Serbi, në Kosovë si gjithmonë veprat i zëvendëson me premtime të thata. Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, krejt çfarë i ofron Kosovës janë disa lëvdata për Ministrinë e Shëndetësisë. Arben Vitia padyshim që është ministri më i mirë në kabinetin e Kurtit. Por, ambasadore, edhe ne kemi nevojë për mbështetje me pajisje medicionale. Edhe personelit shëndetësor, edhe ekipeve që po ballafaqohen nga afër me këtë pandemi, u nevojiten pajisje mbrojtëse, prandaj përkraheni edhe Kosovën njëjtë si Serbinë. Me vepra, jo me fjalë. Serbia ju shantazhon gjithmonë përmes kartës ruse, prandaj edhe po e mbështetniMoto e re e BE-së: “United in Discrimination”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar medikamentet…