Zëdhënësi i BE-së, Thaçit: Ende s’e kemi emëruar Lajçakun emisar

21 mars 2020 | 11:47

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar pas kritikave të presidentit Hashim Thaçi në drejtim të kryediplomatit sllovak Miroslav Lajçak, i cili pritet të emërohet emisar i BE-së për negociatat e paqes Kosovë – Serbi.

Stano, në një njoftim në “Twitter”, ka thënë është befasuar kur ka parë një reagim të pasaktë të presidentit Thaçi. Ai ka bërë me dije se procedurat për emërimin e Miroslav Lajçakut janë duke vazhduar dhe se ende nuk ka një vendim përfundimtar për emërimin e tij.

“I surprizuar të shoh një qëndrim të tillë të pasaktë. Procedurat brenda BE-së janë duke vazhduar. Nuk është marrë ende asnjë vendim. Asnjë përzgjedhje s’është bërë  apo publikuar. Fillimisht procesi duhet të kompletohet, pastaj ne do të tregojmë zyrtarisht”, ka shkruar Stano “Twitter”, duke i reaguar në këtë mënyrë presidentit Hashim Thaçi, i cili dje e kishte përgëzuar Miroslav Lajçakun për marrjen e postit të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ndërkohë i kishte thënë se misioni i tij do të dështojë. Thaçi në këtë reagim kishte thënë se Lajçaku nuk kishte arritur që ta evitojë votën kundër të Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avioni “Air Serbia”, erbas A330, i cili u nis dje…