Pasi organizuan faljen e namazit në Gjilan, i arrestuan

21 mars 2020 | 11:56

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar pasi kishin organizuar faljen e namazit në Gjilan. Sipas raportit të policisë, të dyshuarit në lagjen Arbëria të Gjilanit në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit të së premtes. “Janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit. Të dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan Mike Pence është…