Ademi viziton Feronikelin dhe Fushë Kosovën

21 mars 2020 | 14:48

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të KE-s, Ismajl Ajeti vizitat në terren i ka vazhduar te KF “Fushë Kosova” dhe KF “Feronikeli”.

Fotografia e Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova

Edhe gjatë këtyre vizitave kreu i FFK-së ka bashkëbiseduar me drejtuesit e klubeve për mënyrën se si po e përballojnë këtë periudhë pas pezullimit të aktiviteteve si pasojë e koronavirusit, për shëndetin e futbollistëve dhe punëtorëve sportivë si dhe ka shprehur gatishmërinë e FFK-së për ndihmë.

“Ademi ka bërë me dije se janë duke ndjekur më vëmendje situatën me koronavirusin Covid-19 dhe varësisht prej rrethanave do të merren edhe masat dhe veprimet e ardhshme nga FFK-ja sa i përket mënyrës së vazhdimit të kampionatit. Ai shprehu bindjen se shumë shpejt do të kalohet edhe kjo sfidë dhe futbolli do t’i kthehet normalitetit dhe garës në fushën e gjelbër”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda braziliane, Pele, i është kthyer gjendjes së mirë shëndetësore,…