Ronaldo mëson fëmijët t’i dezinfektojnë duart

22 mars 2020 | 10:06

Cristiano Ronaldo është duke marrë masa aktive për ta mbrojtur familjen e vet nga koronavirusi. Asi i Juventusit e ka postuar një video në llogarinë e vet zyrtare në “Instagram”, ku shihet duke i mësuar fëmijët sesi t’i mbajnë duart e pastra, në përpjekje për ta luftuar këtë pandemi, transmeton Express.

Përfaqësuesi i Portugalisë ua ka kujtuar vazhdimisht ndjekësve të vet në rrjetet sociale që t’i ndjekin udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ta minimizuar rrezikun e infektimit me Covid 19.

Këshilla e parë që autoritetet shëndetësore janë duke e dhënë më së shpeshti është pastrimi i duarve me sapun dhe ujë, apo me alkool dhe Ronaldo është duke e bërë punën e vet për t’u siguruar se fëmijët e vet e dinë çfarë bëjnë.

35-vjeçari shihet duke u dhënë udhëzimeve tre fëmijëve të vet, të cilët shihen të ulur në karrige, sesi t’i pastrojnë duart. Në fund Ronaldo u thotë atyre “ju lumtë!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali i famshëm britanik ST George’s, që është themeluar më…