Kina, Kuba dhe Rusia i ofrojnë ndihmë Italisë

22 mars 2020 | 10:12

Italia është vendi më me së shumti viktima në botë nga koronavirusi. Pas infektimit nga pacientët, i kanë vdekur edhe 14 mjekë. Për këtë arsye, duke pasur mungesë të tyre, disa shtete janë solidarizuar në këtë kohë me shtetin dhe popullin italian. Menjëherë pas Kinës, ndihmë Italisë i kanë ofruar edhe Rusia dhe Kuba.

Vendi komunist nga Amerika Veriore ka vendosur ta dërgojë një ekip të mjekëve dhe të infermierëve për herë të parë në Itali për të ofruar ndihmë në betejën kundër koronavirusit. Kjo ndihmë erdhi pas kërkesës për ndihmë nga rajoni i Lombardisë, i cili është goditur më së rëndi.

Kuba e ka një traditë të dërgimit të mjekëve në mbarë botën në rast të fatkeqësive që nga revolucioni i vitit 1959. Zakonisht, mjekët kubanë shkojnë në vendet më të varfra. Ata ishin në vijën e frontit gjatë luftës kundër kolerës në Haiti dhe virusit Ebola në Afrikën Perëndimore dekadën e kaluar. Por, kjo është hera e parë që Kuba dërgon mjekë në njërin prej vendeve më të pasura të botës, në Itali, shkruan “Reuters”.

Italia ka marrë ndihmë edhe nga Rusia. Presidenti Putin ka urdhëruar që në Itali të dërgohen pajisje dhe medikamente mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kohë kur e gjithë bota është e gjunjëzuar…