Mehmeti: COVID-19 do të ndikojë në punësimin dhe të ardhurat e qytetarëve

22 mars 2020 | 11:26

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë” ka folur rreth pasojave që do të jenë në ekonominë e Kosovës pas gjendjes së krijuar nga koronavirusi i ri i cili tanimë ka prekur pothujse të gjitha shtetet e botës.

Mehmeti thotë se shpërndarja e virusit COVID-19 ka krijuar një situatë të re në gjithë botën dhe pasojat për ekonominë pa dyshim se do të jenë evidente.

Sipas tij, pamundësia e bizneseve për të ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë normale do të ndikojë në punësimin dhe të ardhurat e qytetarëve, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien e konsumit”.

“Për më tepër, zhvillimet e pafavorshme ekonomike në vendet e zhvilluara në Kosovë pritet të ndjehen edhe përmes dobësimit të mundshëm të rrjedhës së dërgesave të emigrantëve, gjë që pritet të dobësojë edhe më tutje aftësinë e qytetarëve për të financuar konsumin”, thotë Mehmeti.

Ai shtoi se Banka Qendrore e Kosovës ka marrë një numër masash me qëllim të sigurimit të funksionimit normal të sektorit bankar dhe zbutjes së efekteve të kësaj situate në ekonomi.

Këto masa, sipas Mehmetit, përfshijnë funksionimin e mirë të sistemit të pagesave dhe ekzekutimi i rregullt i pagesave, furnizimin e mjaftueshëm të parave në të gjithë vendin.

Po ashtu, shton Mehmeti, së bashku me drejtorët ekzekutiv të bankave dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës kanë marrë vendim që të lejojnë një periudhë mospagimi për pagesat e kësteve të kredisë duke filluar nga data 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020, dhe në varësi të zhvillimeve të situatës kjo periudhë mund të zgjatet sipas gjykimit të bankave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz ka vdekur në moshën…