UEFA mendon zgjatjen e kampionateve deri më 31 gusht

22 mars 2020 | 11:34

UEFA vendosi të martën se të gjitha kampionatet në Evropë duhet të mbyllen deri më 30 qershor për t’i hapur rrugën kualifikueseve të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës për edicionin 2020-2021. Mirëpo, pandemia prej koronavirusit që ka pushtuar Botën do të detyrojë UEFA-n të bëj një tjetër shtyrje. Lajmin e zbulon gazeta prestigjioze franceze, “L’Equipe”, që i referohet burimeve kofidenciale në UEFA.

Kësisoj, kjo e fundit po mendon për të vendosur zgjatjen e kampionateve të sezonit 2019-2020 deri më 31 gusht. Në këto kushte, turet paraeliminatore të Champions dhe Europa League do të zhvillohen në vjeshtë. Një rast i paprecedentë, por i detyruar prej gjendjes emergjente në të gjithë Evropën.

Tashmë pritet zyrtarizimi i vendimit nga UEFA në javët e ardhshme, duke parë edhe situatën hap pas hapi. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi virusin Covid-19, prandaj dhe UEFA nuk ka një garanci për kalendarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marouane Fellaini është infektuar me koronavirus në provincën kineze Jinan,…