Covid-19/ SHBA i ofron ilaçe, Irani: Duan të na sëmurin edhe më keq

22 mars 2020 | 11:37

Udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei refuzoi çdo formë të ndihmës amerikane për qytetarët e Iranit të Dielën, duke pretenduar se SHBA mund të ishte duke planifikuar të përdorte ilaçet kundër Iranit.

“Ndoshta ilaçet e dhëna janë gjithashtu një mjet tjetër për të përkeqësuar atë sëmundje, kështu që ne kurrë nuk mund t’ju besojmë”, tha Khamenei, pa prova, në një fjalim të dhënë në TV kombëtar të Iranit për vitin e ri vjetor Persian .

“Është shumë e çuditshme” që SHBA po i ofrojnë vendit ilaçe. “SH.B.A. ka mungesa, ata po përballen me mungesa akute përsa i përket mjeteve parandaluese,” shtoi Khamenei.

Irani është vendi më i goditur në Lindjen e Mesme me më shumë se 20,000 raste dhe 1.500 vdekje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Dy vendet janë futur në konflikt që pas vrasjes së gjeneralit iranian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është solidarizuar me Kroacinë, pas…