Kryebashkiaku i Kremones infektohet me COVID 19

22 mars 2020 | 12:13

Kryetari i bashkisë së Kremones, Gianluca Galimberti, ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Lajmin e ka njoftuar vetë ai në “Facebook”.

“Unë kam ethe dhe pak kollë dhe ftohje, por nuk kam probleme me frymëmarrjen dhe shpresoj të mos kem gjatë ditëve në vazhdim. Më duhet të mbaj veten të monitoruar dhe të ngadalësoj ritmin sepse nuk jam në formë, por vazhdoj të punoj nga shtëpia, në karantinë, për qytetin, në kontakt me ekipin e Këshillit dhe Bashkisë “, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Në afatin e paraparë u sanua dëmtimi i gypit në…