Kurtishi: S’ka pacientë në Onkologji të prekur me koronavirus

22 mars 2020 | 12:15

Për shkak të gjendjes së krijuar në vend me mbi 31 të infektuar me koronavirus, Klinika e Onkologjisë është duke punuar me kapacitete më të zvogëluara.

Lajmin e ka bërë me dije për “Ekonomia Online”, drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi

“Klinika jonë është duke funksionuar me kapacitete më të zvogëluara, normalisht duke i zgjedh pacientët të cilët mund të marrin mjekim dhe duke i referuar do të thotë ato forma të mjekimit të cilët nuk do t’i bëjnë dëm pacientit dhe të cilët pacientë tanë mos të jenë të rrezikuar”.

“Deri tash është një gjendje shumë e mirë, pacientët vazhdojnë të kurohen ashtu siç duhet. Për fat të mirë nuk kemi pasur asnjë rast”, ka thënë Kurtishi.

Megjithatë, Kurtishi ka thënë se akoma nuk ka të dhëna zyrtare se sa mund të jetë ky virus i dëmshëm për pacientët e kësaj klinike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i bashkisë së Kremones, Gianluca Galimberti, ka rezultuar pozitiv…