Veseli pas viktimës së parë nga koronavirusi: Institucionet ta kenë fokusin tek pandemia

22 mars 2020 | 15:19

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Haliti nga Dumnica e Podujevës për vdekjen e familjarit të tyre si pasojë e koronavirusit.

Me këtë rast, Veseli ka kërkuar nga inistitucionet që ta kenë fokusin tek pandemia.

“I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre. Me shpresën që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, dhe të ngritet vetëdija për më shumë kujdes e shmangie të kontakteve e daljeve të panevojshme, bëj thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën. Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë. Të bashkuar dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë, do t’ia dalim”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave dhe Transfereve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…