Formula 1 merr vendimin strategjik, shtyn gjithçka për një vit

22 mars 2020 | 15:26

Për shkak të koronavirus, që ka mbajtur pezull botërorin e Formula 1, të gjitha risitë që do të aplikoheshin në këtë sport vitin 2021 do të shtyhen për një vit. Pra, ndryshimet që ishin planifikuar për sezonin e ardhshëm do të aplikohen në vitin 2022.

Ky vendim është marrë pas marrëveshjes që është arritur mes FIA-s dhe të gjitha skuadrave të Formula 1. “Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në vitin 2022. Ky është një vendim që është marrë në unanimitet të plotë”, thuhet në deklaratën e Formula 1.

Pra, edhe vitin e ardhshëm do të aplikohen të njëjtat norma si deri më tani. Nuk dihet ende nëse do të nisë botërori 2020 apo jo, ndërkohë që deri më tani janë anuluar 7 gara: Australia, Bahrein, Kina, Vietnami, Holanda, Spanja dhe Montekarlo. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…