Shkon në 18 numri i mjekëve që kanë vdekur nga Covid 19 në Itali

22 mars 2020 | 16:20

Ka shkuar në 18 numri i mjekëve të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali.

Viktima e fundit është një mjek familje në provincën e Lodit e cila është dhe zona e parë e kuqe ku pandemia nisi shpërthimin e saj.

Rritje ka regjistruar dhe numri i personelit mjekësor të infekuar me COVID-19.

Numri i tyre ka arritur në 4,268 dhe paraqitet kritike situata në provincën e Bergamos.

Masat e marra nga qeveria italiane kanë urdhëruar përdorimin e recetës mjekësore eletronike përmes adresës së emailit si dhe me anë të një mesazhi në telefon për personat që kanë nevojë.

Kjo masë është marrë për të shmangur lëvizjet e qytetarëve e për të pasur sa më pak njerëz në zyraet e mjekëve të familjes.

Mesatarisht personeli mjekësor pozitiv nga COVID -19 është shumë më i ri në moshë se pacientët në nivel kombëtar.

Mosha mesatare e tyre është 49 vjeç ndërsa në nivel të përgjithshëm është 63 vjeç.

Gjithashtu sa i takon gjinisë, tek punonjësit sanitarë të infektuar nga COVID-19  numri më i lartë është regjistruar tek femrat. Meshkujt përbëjnë vetëm 35,8% të tyre. Ndryshe ndodh në nivel kombëtar ku meshkujt të infektuar me koronavirus janë mbi 58%.

Urdhëri i mjekëve italianë ka apeluar me anë të një letre dërguar të gjithë Guverntorëve të qeverisjes lokale të rajoneve italiane, duke kërkuar përparësi në sigurinë e mjekëve që punojnë në linjën e parë të emergjencës së COVID-19.

Lista e mjekëve të cilët kanë humbur jetën nga Covid-19

Roberto Stella / 11.03.2020

President i urdhërit të mjekëve në Varese

Giuseppe Lanati / 12.03.2020

Pneumolog  në Komo

Giuseppe Borghi / 13.03.2020

Mjek familje / Lodi

Raffaele Giura/ 13.03.2020

Pneumolog në Komo

Carlo Zavaritt / 13.03.2020

Pediatër e neuropskiatër fëmijësh në Bergamo

Luigi Frusciante/ 15.03.2020

Mjek familje në Komo

Mario Giovita /16.03.2020

Mjekë familje në Bergamo

Luigi Ablondi / 16.03.2020

Epidemiolog, ish drejtor i spitalit të Crema në Kremona

Franco Galli / 17.03.2020

Mjek në Mantova

Ivano Vezzulli /17.03.2020

Mjek familje dhe sporti në Lodi

Massimo Borghese /18.03.2020

Otorinolaringolog në Napoli

Marcello Natali/ 18.03.2020

Mjek familje, sekretar i Federatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme në Lodi/

Antonino Buttafuoco / 18.03.2020

Mjek familje në Bergamo

Giuseppe Finzi / 19.03.2020

Ematolog dhe  profesor i sëmundjeve të gjakut në Universitetin e Parmës

Francesco Foltrani/ 19.03.2020

Mjek familje në Macerata

Andrea Carli/ 19.03.2020

Mjek familje në Lodi

Bruna Galavotti

Psikiiatre, Dekane e Urdhërit të Grave Mjeke në Bergamo

Piero Lucarelli

Anestezist në Bergamo

Chiara FilipponI në Venezia, e cila ndërroi jetë më 7 mars 2020 , por urdhri i mjekëve italianë saktëson se Doktoresha Filipponi ishte në fazën terminale të një sëmundjeje të pashërueshme.

/Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri”, kryetari i FFK-së,…