Mjekët kubanë nisen drejt Italisë për ta luftuar Coronavirusin

22 mars 2020 | 16:40

Kuba ka dërguar një brigadë mjekësh dhe infermierësh në Itali për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Kjo është bërë me kërkesën e Lombardias, rajon ky më i prekuri në Itali, shkruan Reuters, transmeton “Klan Kosova”.

Është hera e parë që Kuba dërgon një kontingjent emergjence në Itali. Ndërsa kjo është brigada e gjashtë mjekësore që Kuba ka dërguar gjatë këtyre ditëve për ta luftuar përhapjen e pandemisë së re jashtë vendit.

Kujtojmë se Italia është vendi më i prekur në Europë nga ky virus. Deri tani 4,825 persona kanë humbur jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin…