Ter Stegen tregon se si mposhtet koronavirusi

22 mars 2020 | 20:40

Portieri i Barcelonës, Mark-Andre Ter Stegen ka reaguar këtë të diel në lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19, duke deklaruar se atë mund ta mposhtim vetëm të bashkuar.

Ky mesazh pozitiv u përcoll nga portieri gjerman në rrjetin e tij social “Twitter”, ndërkohë ai i uroi të gjithëve shëndet dhe ju lut të qëndrojnë në shtëpi.

“Në këto momente ju uroj vetëm shëndet dhe të jeni të sigurt. Ju lutem, respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi. Së bashku ne mund dhe do ta mposhtim COVID-19”, ka deklaruar Ter Stegen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përmes një postimi në llogarinë…