Mustafa: Mocioni do të vazhdojë në Kuvend

23 mars 2020 | 11:33

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në një konferencë për media që mbajti sot, tha se mocioni do të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës. “Mocioni do të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës. Ky është vendimi i kryesisë së LDK-së”, ka thënë ai.

E dita e mërkurë është afati i fundit kur do të duhej të vihej në votim para deputetëve mocioni i iniciuar nga LDK-ja javën e kaluar. Por, pavarësisht këtij vendimi të kryesisë së LDK-së, Kuvendi do t’i drejtohet me një shkresë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të kërkuar rekomandim nëse ekzistojnë kushtet për mbajtjen e seancës për mocionin e mosbesimit. Disa deputetë kanë thënë se, nëse mbajtja e seancës paraqet rrezik të mbahet brenda Kuvendit, atë ta mbajnë jashtë.

Sipas pikës 3 të nenit 100 të Kushtetutës, mocioni i mosbesimit vihet në rend dite në Kuvend jo më vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egjipti ka dërguar 1.5 milion maska në Itali për ta…