Qendra korrektuese për femra në Lipjan fillon prodhimin e maskave mbrojtëse

23 mars 2020 | 12:06

Qendra korrektuese për femra në Lipjan ka nisur zbatimin e Planit operativ kundër koronavirusit.

Ky plan realizohet me qëllim të mbrojtjes së të burgosurve dhe punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga pandemia Covid-19.

Me këtë rast,  të burgosurat e kësaj qendre korrektuese kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale.

“Për prodhimin e maskave kirurgjikale, me rekomandim të mjekëve profesional po përdoret material në të cilin nuk depërtojnë mikroorganizmat, pas kalkulimit të kostostos së prodhuar, këto maska kushtojnë vetëm 0.10 cent për copë”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij prodhimi, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia ‘Covid -19’ nëpër të gjitha institucionet korrektuese. Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë”, ka njoftuar Qendra korrektuese për femra në Lipjan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo po mendon të bëjë një gjest fisnik për…