Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

23 mars 2020 | 12:13

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçare nga Dibra.

Pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore, njofton “Alsat-M”.

“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut është shënuar viktima e parë nga virusi korona, një grua e moshës 57-vjeçare nga Kumanova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra korrektuese për femra në Lipjan ka nisur zbatimin e…