Merkeli dhe Kurti do të bisedojnë sot nëpërmjet një video-konference

23 mars 2020 | 12:25

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë sot një bisedë përmes video-konference me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajmin e ka bërë me dije Besnik Kelmendi, këshilltar i partisë CDU në Gjermani.

“Kancelarja Angela Merkel do të ketë sot një video-konferencë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës evropiane. Përveç këtyre temave të sipërmenduar sigurisht do të bisedohet edhe për situatën politike në Kosovë. Ku do të diskutohet edhe për mocionin e qeverisë nga ana e LDK-ja”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë detaje nga situata e covid-19…