![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/489DED79-C54D-49F5-B406-59778D25588A.jpeg)
Vdes ish-i dashuri i Jennifer Lopez, David Cruy
23 mars 2020
| 17:48
Artistja ka qenë në lidhje me Cruz për 10 vite, pasi ata janë takuar në shkollën e mesme në vitin 1984.
Ata u ndanë në vitin 1994, pak para se Lopez të bëhej super e famshme dhe gjatë kohës sa ata ishin në lidhje, këngëtarja ka punuar si vallëtare.
Çifti janë fotografuar bashkë në shumë evente, në kohën kur ajo nuk ka qenë shumë e famshme.
Cruz ka vdekur në spital, në moshën 51 vjeçare, pas sëmundjes në zemër, por nuk janë bërë detajet tjera të ditura.
Lidhja e Lopez me Cruz ka zgjatur më shumë se tre martesat e saj të bëra bashkë.Jennifer tani është e fejuar me legjendën e bejsbollit, Alex Rodriguez.
![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/08449CE1-3936-4D46-9E0D-E686C7FF1B14-197x300.jpeg)
![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/489DED79-C54D-49F5-B406-59778D25588A-194x300.jpeg)
![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/5D69F23D-A5D9-4E49-AC80-B6EA8382811F-200x300.jpeg)