Italia përdor dronë për të monitoruar lëvizjet e njerëzve

24 mars 2020 | 12:40

Autoritetet italiane kanë thënë se policia mund të përdorë dronë për të monitoruar lëvizjen në mënyrë që të përmbajë shpërthimin e koronavirusit.

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil (ENAC) autorizoi përdorimin e dronëve për të monitoruar lëvizjet e qytetarëve në zonat komunale për të siguruar kontrollin e urgjencës epidemiologjike, tha ENAC të hënën e 23 marsit në një letër të botuar në faqen e saj zyrtare.

Letra u dërgua nga ENAC ministrive italiane të Brendshme, Transportit dhe Drejtësisë, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore, kompani që administron trafikun ajror civil në Itali (ENAV), Shoqatën Kombëtare të Komunave Italiane dhe postet e Policisë Lokale.

Italia është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

Deri më tani janë shënuar 6,077 viktima dhe 63,927 të infektuar.

/Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të…