Nesër në orën 11:00 mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

24 mars 2020 | 16:45

Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, me 4 vota pro dhe 2 kundër u vendos që seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, të ngritur nga LDK-ja me nënshkrimin e 44 deputetëve, të mbahet nesër në orën 11:00 në sallën e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Por, pavarësisht rrethanave të krijuara me pandeminë e koronavirusit të ri, Lidhja Demokratike e Kosovës, si iniciuese dhe tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, janë deklaruar tashmë se do të shkojnë në seancë dhe do të votojnë për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese njoftoi se do ta shqyrtojë me urgjencë dhe…