Në mesin e të prekurve me koronavirus në Kosovë edhe një fëmijë

24 mars 2020 | 18:07

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli ka folur për gjendjen e të prekurve me COVID-19 nga kjo komunë.

Xhemajli ka thënë se vetëm dy banorë të prekur nga kjo komunë po trajtohen në Klinikën Infektive ndërsa 12 të tjerët janë në vet izolim në shtëpitë e tyre.

“Atyre po u ofrohet asistencë me medikamente e artikuj ushqimorë, por edhe shpesh kontaktohen nga personeli shëndetësorë”, u shpreh ai për “RTV Dukagjinin”.

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit thotë se për fat të mirë në Zhegër askush më nuk ka rezultuar pozitiv ndërsa në Vrapçiq e tërë familja e të prekurit ka rezultuar e infektuar.

“Nga informatat jozyrtare, i prekur me COVID-19 është edhe një fëmijë i familjes nga Vrapçiqi pasi ka qenë kohë e gjatë e kontakteve me të infektuarën e parë”, deklaroi Selami Xhemajli.

Kujtojmë Gjilani është komuna e dytë më e prekur nga koronavrisusi me 14 persona të infektuar, ndërsa komuna më e preku në Kosovë është Malisheva me 21 persona.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë…