Osmani: U bëj thirrje deputetëve të mos e përkrahin mocionin

24 mars 2020 | 18:22

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u caktua seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, keparlamentarja Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e mbështetë këtë mocion.

“Absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion dhe natyrisht që iu bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e përkrahin këtë mocion. Kjo sepse nuk është në kohën e duhur, por mbi të gjitha se nuk do t’i prodhojë Kosovës një qeveri tjetër që ka legjitimitet dhe që do të ballafaqohet me sfidat që ka përballë Kosova”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se Kosova sot nuk ka nevojë për një qeveri që nuk ka legjitimitet demokratik dhe e cila do të përfshijë në vete parti me të cilat LDK-ja tashmë ka dhënë premtimin se nuk do të hyjë në koalicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
India, shteti i dytë më i populluar në botë, ka…