Shkon në 75 numri i të vdekurve nga COVID 19 në Turqi

27 mars 2020 | 12:59

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha se janë konfirmuar edhe 16 viktima nga Covid-19 në vend.

Numri i të vdekurve tashmë ka shkuar në 75 ndërsa i të infektuarve në 3,629.

“Numri i testeve dje ishte 5,035, kurse sot arriti në 7,286. Kemi 1,196 të diagnostikuar. Pacientët dhe kontaktet e tyre janë izoluar. Kemi humbur 16 pacientë”, tha Koca në një njoftim në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e FA Cup në muajin tetor. Është kjo ideja…