Ministri në detyrë i Bujqësisë monitoron nga afër mbjelljet pranverore

27 mars 2020 | 13:52

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vizituar sot kultivuesit e patates në Pestovë të Vushtrrisë, për të parë nga afër të mbjellat pranverore.

“Këto të mbjella pranverore, si patatja, rrisin sasinë dhe cilësinë e ushqimit të prodhuar nga bujqit tonë, nga toka jonë, për familjet tona, prandaj është inkurajuese të shoh bujqit duke punuar tokat e tyre, me kujdes të shtuar duke respektuar udhëzimet e organeve të shëndetit publik”, ka thënë Mustafa.

Mustafa së bashku me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Mustafa, kanë vizituar edhe kompaninë prodhuese dhe përpunuese të patates “Pestova”.

Gjatë kësaj jave, Mustafa ka bërë me dije se riorganizuar programet mbështetëse të ministrisë ashtu që, brenda buxhetit të miratuar, të ketë përqendrim tek të mbjellat pranverore që rrisin prodhimin vendor të ushqimeve, duke ofruar mbështetje të plotë bujqve prodhues në kohën e mbjelljeve pranverore, që të mos ketë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Turi i Francës 2020 mund të zhvillohet pa tifozë”. Është…