Organizatat e biznesit mirëpresin pakon e propozuar të masave preliminare për sektorin privat

27 mars 2020 | 16:23

Organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, mirëpresin njoftimin e sotëm të Ministrisë së Financave dhe Transfereve për pakon e propozuar të masave preliminare në mbështetje të sektorit privat.

Në të njëjtën kohë, organizatat e sipër-cekura kërkojnë sqarim konkret për sa i përket mekanizmave të implementimit të masave të propozuara. “Duke vlerësuar se masat e paralajmëruara sot adresojnë nevojat e menjëhershme të ndërmarrjeve të afektuara nga masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, organizatat e biznesit shprehin besimin se Qeveria në detyrë do të hartojë një program gjithëpërfshirës likuiditeti i cili do të ndihmojë në rikuperimin nga pasojat me të cilat do të ballafaqohet sektorit privat edhe pas përfundimit të pandemisë COVID-19. Në fund, odat ekonomike përsërisin zotimin e tyre për partneritet konstruktiv me Qeverinë në detyrë dhe institucionet e tjera të vendit me qëllim të minimizimit të ndikimit negativ në ekonominë e vendit, përmes mbijetesës së ndërmarrjeve private dhe ruajtjes së vendeve të punës, për të cilat vendi ka shumë nevojë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sot…