Kurtishaj: Odat Ekonomike u harmonizuan në të mirën e sektorit privat

27 mars 2020 | 16:53

Ruzhdi Kurtishaj, i cili është kryetar i Kuvendit në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), pas dorëzimit të të kërkesave të asosacioneve të bizneseve në Qeverinë e Kosovës, për mbështetje e sektorit privat, pas përhapje së pandemisë me Covid-19, i ka falënderuar të gjithë kontributdhënësit për harmonizim të kërkesave.

“Të nderuar anëtarë të Odës Ekonomike të Kosovës. Sot, si Kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, ju kam drejtuar me shkresë Qeverisë së Republikës së Kosovës, pas përmbledhjes dhe harmonizimeve të propozimeve dhe qëndrimeve nga anëtarët e Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës për mbështetjen e sektorit privat, pas përhapje së pandemisë me Covid-19. Me këtë rast falënderojë të gjithë anëtarët e Kuvendit të OEK-ut, përfaqësuesit e Shoqatave sektoriale, Sekretarin dhe stafin e OEK-ut për punën e bërë. Gjithë të mirat!”, ka shkruar Kurtishaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala para pak ditësh rezultoi pozitiv me koronavirus së…