U kufizohet orari i punës edhe barnatoreve

28 mars 2020 | 08:14

Qeveria në dorëheqje e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që barnatoret në gjithë Kosovën të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 17:00.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, zyra e kryeministrit ka bërë me dije se pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.

“Barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë”, thuhet në njoftim.

Sipas zyrës së kryeministrit, barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë/AKPPM, në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale.

“Barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë/AKPPM në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale”, njofton zyra e kryeministrit.

Shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin e rasteve në gjithë vendin në 88.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deputet i legës së veriut, Daniele Belotti, pak ditë…