Muhaxheri për Osmanin: Është gjeneral i fortë dhe i përgatitur për betejat e ardhshme

28 mars 2020 | 09:36

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Vjosa Osmani është e vetmja që i ka qëndruar besnike votës së qytetarëve. Muhaxheri mbrëmë ka thënë se, pavarësisht prej presionit të madh që ka pasur Osmani për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, ajo nuk e ka tradhtuar votën e qytetarëve. “Vjosa Osmani ka qëndruar e vetme. Nuk i kam dhënë mbështetje. Kam menduar se, ndoshta, do të rrëzohet. Ajo që më bën ta ndiej veten mirë është që Vjosa Osmani në këtë betejë ka qëndruar me dinjitet, pra duhet ta përgëzojmë. Përkundër presionit të madh që e ka pasur, nuk e ka tradhtuar votën e qytetarëve. Ajo është e vetmja që i ka mbetur besnike votës së qytetarëve. Ajo nuk e ka prish marrëveshjen me qytetarët, pra ka besuar se deri në fund duhet t’i mbetet besnik votës së qytetarit”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka shtuar se Osmani nuk e ka tradhtuar LDK-në me votën e saj kundër këtij mocioni, por se u ka mbetur besnike votuesve të kësaj partie. “Vjosa nuk e ka tradhtuar LDK-në. Ajo u ka mbetur besnike votuesve të Lidhjes Demokratike dhe është një figurë e rëndësishme e LDK-së. Mund të them, një gjeneral i fortë dhe i përgatitur për betejat e ardhshme. Asnjë përkrahje s’e ka pasur prej asnjë prej kryetarëve të degëve, por ka qëndruar prapë vetëm”, ka deklaruar Muhaxheri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sheshin Shën Pjetri bosh, Papa Francesku mbajti i vetëm…