Britanikët shpërfillin thirrjet e qeverisë, dalin në parqe

28 mars 2020 | 10:08

Shumë qytetarë britanikë i kanë injoruar thirrjet e mjekëve dhe të qeverisë për të qëndruar në shtëpi pasi vendosën të dalin parqeve dhe në plazh për ta shfrytëzuar motin me diell.

Mjekët dhe infermierët i kanë lutur njerëzit të qëndrojnë brenda gjatë pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, shumë njerëz u panë në mjedise të hapura në Southsea, Bournemouth dhe Somerset.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se arsyet e vetme për të dalë jashtë tash janë blerja e ushqimit dhe blerja e ilaçeve, shkruan “Daily Mail”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i Albin Kurtit, Luan Dalipi, ka paralajmëruar padi për…