![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/thike-1200x630.jpg)
Theret me thikë një person në Lipjan
29 mars 2020
| 12:07
Dje rreth orës 19:05 në fshatin Gadime të Lipjanit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht duke e therë me thikë personin me të cilin kishte një mosmarrëveshje.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh i policisë.